Inter Ways Maqedonia marrësh me qira një makinë, makinë me qira të përballueshme në Shkup dhe Maqedoni. Çmimet nga 12 ditë EUR, On-line rezerva, mundësia për të librit ju makinë me qira SKP aeroport Skopje.

 

">

Kushtet e shërbimit

 

Nuk ka shpenzime të fshehura! Numër të pakufizuar të kilometrave!
 
Ne ofrojmë një gamë të gjerë të automjeteve të klasave dhe modeleve të ndryshme. Të gjitha automjetet janë maksimalisht 24 muaj të vjetër dhe të gjithë kanë kaluar inspektime të kujdesshme teknike, janë të pajisura plotësisht, me kondicionues ajri , kyçje qendrore, qese ajri, ABS, dritaret elektrike etj. dhe  pajisje të tjera të detyrueshme (çantë e ndihmës së parë, aparat për zjarrfikës, trekëndësh, çelës të gomave e të tjera). Të gjitha makinat janë të siguruara. Janë të mbuluara kundër përgjegjësisë nga palë e tretë në normën.
 
Kërkesat për të marrë me qira:
Marrësi i automjetit me qira duhet të jetë të paktën 21 vjeç, duhet të ketë dokumente të vlefshme personale - pasaportë dhe leje për shofer, me përvojë minimale 1 vit. Vetura me qira mund të shfrytëzohet  vetëm nga personat e autorizuar sipas Kontratës së Qirasë. Ne nuk kërkojmë pagesë shtesë për shofer të dytë, por kërkojmë nga qiramarrësit që të na informojnë nëse ka edhe shofer tjetër, kështu që ne të mund ta shkruajmë atë në Kontratën e Qirasë. Në disa raste ne mund të bëjmë përjashtim për shoferë nën 20 vjet, por depozitë shtesë do të jetë e nevojshme. Qiramarrësit e huaj mund të shfrytëzojnë licencat e tyre, kuptohet nëse ato janë të lejuara  në Maqedoni, në qoftë se në patente janë përdorur shkronja latine. 
 
Kushtet e marrjes me qira
Automjetet jepen me qira zakonisht në zyrën e kompanisë ose në aeroportin e Shkupit. Ne gjithashtu ofrojmë makina me qira në Ohër, aeroportin e Ohërit, Tetovë, Gostivar, Manastirë, Prilep dhe qytete / vendpushime rreth këtyre qyteteve. Nëse klienti dëshiron ne mund të dorëzojmë makinën në çdo vend brenda kufijëve të Maqedonisë, me pagesë adekuate shtesë. Nëse makina është e dhënë me qira ose është kthyer në ndonjë vend në Maqedoni (me përjashtim të zyrës tonë në Shkup, dhe zyrës në aeroportin e Shkupit), duhet paguar një sumë prej 0.40 euro për km.
 
Pas nënshkrimit të kontratës, automjeti kontrollohet dhe nëse vërehet diçka, atëherë regjistrohet në kontratë.
Pas kthimit të automjetit nga ana e klientit, një punonjës i autorizuar i kompanisë inspekton makinën dhe nëse gjen humbje dhe dëme të shkaktuara nga faji i marrësit dhe që nuk mbulohen nga polisa e sigurimit, atëherë vlera e dëmit do të zbritet nga depozita fillestare.
 
Vozitja jashtë vendit:
Ne ofrojmë makina për vozitje jashtë vendit në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, Rumani dhe Turqi.
Kur udhëtoni jashtë vendit duhet të leni depozit shtesë që  do të ju kthehet me skadimin e afatiti të jontratës. Nëse vozitni jashtë vendit duhet që qiramarrësit të na informojnë sa më herët që është e mundur, që të kemi kohë për të përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme.
 
Leja e vozitjes:
Klientët mund të marrin me qira dhe të vozisin makina me lejet e tyre lokale të vozitjes (nuk është e nevojshme  leje ndërkombëtare e vozitjes), përderisa teksti në patentë është i shkruar me shkronja latine.
 
Problemet teknike:
Makinat në dispozicion për ti marrë me qera janë të ruajtura mirë dhe mbahen në gjendje shumë të mirë teknike. Megjithatë është e mundur të shfaqet disa probleme teknike. Në këtë rast klienti mund të na kontaktojë në numrat e telefonit emergjent tl agjencionit të cilët janë të shkruar në kontratë.
Nëse problemi është i vogël dhe makina është duke lëvizur ne mund t'i kërkojmë klientit për të çuar atë në garazh e parë më të afërt në dispozicion për të zgjidhur problemin. Në fund të periudhës së marrjes me qera në do të kërkojmë nga klienti faturën e marrë prej në garazh dhe ne do të kthejë shumën e shpenzuar për riparim.
Nëse paraqitet një problem i madh teknik ne do të dërgojmë menjëherë kamionin e shërbimit tonë me një tjetër makinë të ngjashme që do të zëvendësojë të parën.
 
Në rast të aksidentit:
Gjëja e parë që bëni është të paraqiteni në numrat tonë të telefonit të cilat janë të shkruar në kontratë. Pastaj
telefononi Policinë (Tel: +389 2 192) dhe kërkoni nga  ata të vijnë dhe të bëjnë protokoll të provave. Neve na duhet ky protokoll si dëshmi. Nëse nuk ka protokoll të tillë sigurimi nga person ti tretë nuk është i vlefshëm!
 
Marrja me qira Çmimi:
Të gjitha çmimet janë në EURO.
Periudha me qira llogaritet për 24 orë që nga koha e marrjes me qera. Në qoftë se kthimi i makinës është i vonuar brenda 1 deri në 3 orë, për disa arsye të miratuara, nuk do të paguhet sumë shtesë.  Në rast të vonesës për më shumë se 5 orë atëherë paguhet 100% e qirasë siç do të ishte paguar për 1 ditë të tërë.
 
Tarifa fundjavë është e vlefshme nga e premtja, 12:00 në mesditë deri të hënën, 09:00 në mengjes.
Çmimi mujor është i vlefshëm për 30 ditë.
Periudha minimale e marrjes me qera, është 24 orë.
 
Çmimi i qirasë përfshin:
- Sigurim  me përgjesgjësi  të palëve të tretë në normën më të lartë.
- Sigurimi vjedhje.
- Sigurimit të plotë të automobilave.
 
Kthimi i depozitave:
Është e nevojshme të leni një depozitë të kthyeshme në para të gatshme ose të garantuara me kartë krediti për çdo makinë. Depozita do ti kthehet kqiramarrësit, pasi të kthehet makina.
 
SIGURIMI:
Makina është e siguruar fillimisht kundër vjedhjes dhe kundër dëmeve të shkaktuara nga person i tretë / persona të tretë.
Ne ju rekomandojmë që të paguani tarifën me përgjegjësi të kufizuar e cila kushton 1-8 Euro në ditë, në varësi të modelit të makinës. Në këtë rast qiramarrësi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga faji i qiramarrësit në sumë sa limiti i depozitave.
 
Shumë e rëndësishme!
Sigurimi nga dëmet nuk është i vlefshëm në rastet e mëposhtme:
Makina është vozitur nga vozitës nën ndikim të alkoolit apo drogës.
Në rast se ka ndodhur aksident dhe  nuk ka raport të policisë.
Në rast se qiramarrësi ka lejuar që një person tjetër të vozisë makinëm që nuk është i autorizuar në kontratë ose që nuk ka patentë shoferi për të vozitur makinë.
Në qoftë se gomat e makinës janë dëmtuar jo si pasojë e zjarrit apo aksidentit të makinës.
Nëë qoftë se qiramarrësi me qëllim dëmton makinën apo enterierin e saj.
 
Shumë e rëndësishme!
Sigurimi i vjedhjes nuk është i vlefshëm në rastet e mëposhtme:
Makina është lënë hapur.
Makina është lënë dhe alarmi nuk është ndezur.
Makina është lënë me dokumentet e makinës brenda.
(Kur makina ka sistem stereo me radio panel të lëvizshëm) Në qoftë se makina është lënë dheradio paneli nuk është hequr.
 
KUJDES!
Ju lutemi sigurohuni që ta lexoni me kujdes dhe të kuptoni gjithçka çka është shkruar në kontratë. Për çdo pyetje, ju lutem pyesni kompaninë përfaqësuese të ju shpjegojë në detaje.


Book your vehicle Now

 

 

Telefon dhe faks të zyrave kryesore:
+389 (2) 3062 484
 
Zyra në aerodromin e Shkupit (pjesa e arritjes):
+389 (75) 404030
 
Email:
contact@macedoniarentacar.com.mk
 
Defekt/Ndihmë në rrugë (24/7):
+389 (75) 404030
 
Rezervim në moment të fundit (24/7):
+389 (75) 404030